durreslajm.al

Halloween-i në Durrës, të rinjtë përzgjedhin maskimet e frikshme. Jorgji: Këtë vit kostume edhe me Covid-19

 Festat janë gjithnjë një motiv më shumë për të rinjtë për të kaluar kohë në shoqërinë e njeri-tjetrit. Kur bëhet fjalë për Halloween, festa që të jep mundësi të shfrenosh imagjinatën me kostumin apo makiazhin që do të përzgjedhësh, thuajse të gjitha grupmoshat e gjejnë veten.

 Disa të rinj që sot po bënin provën e kostumit mezi po prisnin 31 tetorin. Gama e gjerë e kostumeve dhe dekorit të kësaj feste e ka kthyer Halloween-in, sidomos vitet e fundit, në një festë që nuk pritet me dëshirë vetëm nga moshat parashkollore. 

  Administratori i kompanisë Multiparty, Iliano Jorgji, rrëfen për “DurrësLajm” disa nga të veçantat e kësaj feste pagane, të mbërritur deri në ditët tona. Mes morisë së shtrigave, fantazmave, kungujve apo skeleteve, këtë vit mund të maskohesh edhe si koronavirus.  këtë vit mund të maskohesh edhe si koronavirus. Kostumet janë të të gjitha masave, duke nisur nga bebet e deri tek të rriturit. Rrjetat e merimangave, kungujt, kazani i shtrigave etj përbëjnë tashmë elementët kryesorë të dekorit të lokaleve të Durrësit. Atmosfera është krijuar, tani pritet vetëm që personazhet e frikshme të shfaqen mes nesh, ditën e diel…

ACCESSORIES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.